Zbardhet dëshmia e prindërve të 23-vjeçares që u vra nga bashkëshorti: Vite më parë vajzën na e morën me mashtrime, u detyruam që…
Për herë të parë pas krimit të rëndë në Fier, kanë folur prindërit e 23-vjeçares Sabrina Bengaj e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Prindërit e së ndjerës shprehen ne media se vite më parë, bashkëshorti e ka marrë vajzën me mashtrime. Ata shprehen se vajza e tyre u ishte ankuar se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar. Madje prindërit pretendojnë se kanë marrë dhe foto që vërtetonin këtë pretendim. Sipas dëshmisë, ata kanë zgjedhur të heshtin për çështjen e tradhtisë për shkak të opinionit të të tjerëve.
Duke iu referuar “skemës” dhe vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar nga qelia ish-bashkëshortin e 23-vjeçares, Elton Metaj, prindërit akuzojnë gjyqtarin Piro Sota. Ky i fundit pranoi një raport mjekësor sipas së cilit Metaj vuante nga problem i shëndetit mendor ndaj e liruan me kushtin për të marrë shërbim mjekësor në banesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



