Zbardhet dëshmia e Viktor Markut: Policia të bëjë çfarë të dojë…
Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran billës në 11 qershor në zonën e “Komunës së Parisit” do të dali ditën e sotme para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Viktori është vëllai i Prel Markut, 22 vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Hekuran Billa, ndaj edhe policia dyshon se vrasja e billës është bërë për hakmarrje.
Marku e mohon përfshirjen e tij në krim, ndërsa para hetuesve ka thënë se ditën e vrasjes ka qenë në Mal të Zi, ndaj policia duhet të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes.
“Policia të thotë çfarë të dojë, unë s’kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret”, mësohet të ketë thënë Viktor Marku.
Një ditë më parë u vendos “Arrest me burg” për Sebastiano Malin, i cili është nipi i Markut, pasi dyshohet se ka ndjekur Billën dhe ka informuar dajën e tij për vendndodhjen e viktimës.
Edhe Mali e ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke thënë se në atë zonë shkonte për të bërë pazar dhe për të parë një vajzë që vinte shpesh aty.
“Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty” mësohet se ka thënë ai.
Viktor Marku në Gjykatë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



