E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet kallëzimi në polici: Më përdhunoi një person teksa isha në një lokal
Lajme

Zbardhet kallëzimi në polici: Më përdhunoi një person teksa isha në një lokal

Vajza e re shkoni në spital dhe kërkon ndihmë

 

Një vajzë e moshës 25 vjeçare ka denoncuar se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

E reja nga qyteti i Lushnjës, në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej në një lokal buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

Burimet i thanë Panorama se ajo pretendon që pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin dhe ajo ka kryer dhe kallëzim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.