Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave në Elbasan, dhe mësohet se viktimë ka mbetur Regis (Rigers) Runaj 23 vjeç. Ai dyshohet se është marrë me makinë dhe është transportuar në një vend të errët, pranë varrezave, ku dhe është ekzekutuar.
Policia sqaron se ai mbërriti në spital me një plagë thike, por nuk mundi të mbijetojë. Burime bëjnë me dije se i riu është mik i Emiljano Ramazanit, i njohur ndryshe si “Rrahmani”, i cili mbeti i vrarë më 20 korrik pranë banesës së tij.
Policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët mendohet se janë identifikuar.
Njoftimi i policisë
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë (thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



