E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet ngjarja në Vlorë, autori qëlloi pas grindjes me shokët
Publik News

Zbardhet ngjarja në Vlorë, autori qëlloi pas grindjes me shokët

Një grindje mes një 31-vjeçari dhe tre personave ishte shkak i të shtënave me armë në Vlorë një dite më parë.

Policia ka konfirmuar se autori, Besmir Gjela, kishte debatuar me tre persona për motive të dobëta dhe pas grindjes është larguar nga pika e basteve.

Pak minuta më vonë, ai është rikthyer me një motor të cilin e parkoi jashtë lokalit dhe më pas është futur brenda për të qëlluar drejt tavolinës, ku ishte ulur më herët.

Arma është shkrepur vetëm një herë, pa lënduar njeri. 31-vjeçari Besmir Gjela ende nuk bërë deklaratën e tij për ngjarjen në Policinë e Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.