E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet rendi i ditës së seancës së nesërme parlamentare
Publik News

Zbardhet rendi i ditës së seancës së nesërme parlamentare

Nesër në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit.

Në rendin e ditës janë parashikuar 10 pika, përfshirë këtu edhe diskutimet e lira.

Nga ana tjetër opozita pritet të protestojë. Një ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se nuk do do ta dorëzojnë Kuvendin.

Rendi i ditës

Për diskutim dhe miratim, janë disa projektligje si ai “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikes së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit.

Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesë për ndryshimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions” s.a. c “Sicpa Securit) Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin,dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpëmdarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.I0381, datë 24.2.2011.

“Opozita nuk do ta dorëzojë Kuvendin”/ Zbardhet rendi i

Gjithashtu në këtë seancë është futur edhe kërkesa e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Në pikën 7 të rendit të ditës është përcaktuar projektvendimi “Për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla.

“Opozita nuk do ta dorëzojë Kuvendin”/ Zbardhet rendi i

Një tjetër projektvendim në rend dite është edhe ai “Mbi propozimin për punonjësit me kohë jo të plotë pune pranë KQZ-së, për procesin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.