E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet skema korruptive në AZHBR, pezullohen 2 inspektorët
Lajme

Zbardhet skema korruptive në AZHBR, pezullohen 2 inspektorët

Dy inspektorë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Ruralit (AZHBR) dhe gjashtë veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec janë pezulluar nga detyra për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes për fermerët.

Operacioni policor i koduar “Green Code”, i finalizuar nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, pas një hetimi 18-mujor me metoda speciale, zbuloi se punonjësit dyshohet se kanë pasqyruar të dhëna të rreme gjatë kontrolleve në fermat përfituese, përfituar në mënyrë korruptive shuma nga 10 000 deri në 50 000 lekë dhe nuk kanë kryer kontrolle reale në terren.

Përveç pezullimeve, një inspektor i AZHBR-së është shpallur në kërkim. Konkretisht:

  • U pezulluan për korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentesh shtetasit A. M., 33 vjeç, dhe J. Z., 36 vjeç, inspektorë në AZHBR;

  • Veterinerët D. Ç., 57 vjeç, dhe F. I., 54 vjeç, nga Pogradeci, po ashtu janë pezulluar;

  • Për falsifikim dokumentesh janë pezulluar gjithashtu E. Gj., 56 vjeçe, dhe P. R., B. B. dhe E. F., të gjithë veterinerë në Drejtorinë e Bujqësisë Pogradec;

  • Në kërkim është shpallur shtetasi A. B., 48 vjeç, inspektor i AZHBR-së.

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke manipuluar aktet e verifikimit të fermave, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit dhe duke cenuar besimin në skemën e mbështetjes për fermerët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.