Zbardhet sulmi që iu bë kancelarit të gjykatës me leva në kokë
Kur kanë kaluar 12 orë nga ngjarja e rëndë ku kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi u godit me leva nga persona ende të paidentifikuar ende nuk ka asnjë te dhënë per autoret.
Ndonëse policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur per shkak të detyrës ai nuk ka bashkëpunuar me blutë. Refuzimi i 51 vjecarit për të folur mbi ngjarjen bën që policia e Elbasanit të mendojë se ai ka njohur dy personat që e kanë qëlluar, ose e di mjaft mirë nga i ka ardhur goditja.
Gjithsesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen. Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndricimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani, por pasi janë pyetur mbi ngjarjen ata janë lënë të lirë.
Dy personat kane parkuar mjetin në hyrje të rrugës “Egnatia”. Me hap të shpejtë kanë arritur 51-vjecarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda. Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”. Duke dashur ti shpëtojë kalimtarëve pasi është banues në lagjen “Kala” i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në rrugicën më të afërt ku duken ende të freskëta njollat e gjakut.
Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai ti drejtohet spitalit të Elbasanit për mjekim, ku raportohet se pas marrjes së ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë spitali i Elbasanit i cili ka njoftuar policinë.
Nënvizojmë faktin se sulmi ndaj Sulkuqi ka ndodhur vetëm disa metra larg drejtorisë vendore të policisë Elbasan dhe disa ditë nga zhdukja e sekretares së gjykatës në Lezhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



