E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vendimi i gjykatës:  Princ Leka  dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë 5 metra distancë
Lajme

Zbardhet vendimi i gjykatës: Princ Leka dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë 5 metra distancë

Të enjten, Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur dy urdhra mbrojtjeje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Në seancën e sotme të gjykatës ka qenë e pranishme vetë Elia Zaharia. Ndërsa Princ Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharias dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharias. Dy të parat janë aprovuar nga togat e zeza dhe nga dita e sotme për Leka Zogun ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci, Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Ndërkohë është vendosur që Leka Zogu dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Për Gjergj Zaharian, gjykata nuk ka vendosur urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe verifikimet për publikimin e videos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.