E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vrasja e amerikanit në Tiranë: Ishte më e fortë se unë
Lajme

Zbardhet vrasja e amerikanit në Tiranë: Ishte më e fortë se unë

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë, ku një burrë amerikan mbyti me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas veten, është zbardhur letra e gjetur në vendngjarje.

Mathew James Werts, i drejtohej babait të tij në letër me fjalët: “Baba, më fal, nuk mund ta përballoja. Më fal për atë që bëra; ishte më e fortë se unë.”

Mathew James Werts, autori i këtij akti të rëndë, ishte mësues në një shkollë private në Tiranë. 55-vjeçari nuk u paraqit në punë sot dhe drejtori i shkollës i shkoi në shtëpinë dhe zbuloi tragjedinë.

Trupi i pajetë i amerikanit u gjet i vetëvarur. Trupi i pajetë i bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane u gjet e mbuluar me rroba e mbi të u gjetën trupat e dy qenve të mbytur.

Dyshohet se Werts vuante nga depresioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.