E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulimi i grupit të kokainës, policia jep detajet
Publik News

Zbulimi i grupit të kokainës, policia jep detajet

Dy persona jane kapur ne flagrance ne Durres ne kuader te operacionit antidrogë te koduar “HIGH QUALITY”.

Pas aksionit te pare ku u ka organizatori, shperndaresi dhe bashkepunetorja e organizatorit, policia ben me dije se ka arrestuar edhe dy anetar ete tjere te grupit.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit “HIGH QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.