E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulimi i laboratorit të kokainës, Llabani: Drogën ua shisnin me shumicë grupeve kriminale!
Lajme

Zbulimi i laboratorit të kokainës, Llabani: Drogën ua shisnin me shumicë grupeve kriminale!

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi detaje të reja rreth këtij grupi duke përmendur se lëndën narkotike ua shisnin me shumicë grupeve të tjera kriminale.

“Mos harrojmë që opinion publik është njohur me rastin Xibraku, ku ripërtërihej lëndë narkotike nga xhinset dhe madje ishin dy shtetas laborantë që bën burg në Shqipëri dhe ikën. Këta merreshin me përpunim droge nga veshje në tregtim. Më bëri përshtypje kur mora informacionin ,dmth u gjet dhe materiali që përzihet kokaina. Ka një detaj, kur në 2023 SPAK nisi hetimet dhe gjatë hetimeve ky rrjet ishte përfshirë në tregtim nga Amerika latine. Ky rrjet e kishte ndërtuar fizionominë, pra e kishte të sigurt tregun u kalonte dhe shitjen. Po ta shikojmë në njoftim zyrtar thuhet se Eurojust, pra një pjesë e informacionit ka ardhur nga jashtë.

Prokurori ka pasur rolin e tij, por nuk e ka bërë vetëm hetimin. Informacioni ka ardhur nga Amerika Latine dhe kanë ditur dinamikën. Grupi ka qenë shumë I organizuar dhe I sofistikuar. Ke të gjitha materialet, 26 telefona, rreth 50 000 euro. Kishin rreth një vit e gjashtë muaj që zhvillonin këtë aktivitet. Ky grup e përpunonte kokainën dhe ja shiste me shumicë grupeve të tjera kriminale. Nuk janë cironka”, u shpreh Llabani për “AbcNews”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.