E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen 3 miqësoret e Shqipërisë para Euro 2024
Lajme

Zbulohen 3 miqësoret e Shqipërisë para Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë 3 miqësore përpara Euro 2024 ku trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë të bëjë përgatitjet e fundit për të ideuar ekipin me 23 lojtarët që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në Gjermani.

Shqipëria do të luajë 3 miqësore kundër Algjerisë, Afrikës së Jugut dhe Bolivisë. Këtë e konfirmon vetë presidenti i Federatës algjeriane e cila do të jetë mikpritësja e turneut miqësor.

“Algjeria ka pasur privilegjin të caktohet nga FIFA për të organizuar këtë edicionin e parë të këtij turneu ndërkombëtar, i cili do të organizohet nën kujdesin e organizmit ndërkombëtar. Përveç Algjerisë, në turne do të marrin pjesë edhe Bolivia, Shqipëria dhe Afrika e Jugut”, zbuloi presidenti i federatës algjeriane Velid Sadi.

Kreu i futbollit algjerian zbuloi gjithashtu edhe datat kur do të luhet turneu.

“Ky turne ndërkombëtar do të luhet në datat e FIFA-s nga 18 deri më 26 mars, në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë kësaj date të FIFA-s, kombëtaret afrikanë do të jenë aty me fillimin e raundit paraprak të kualifikueseve për “Kupën e Kombeve Afrikane 2025.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.