E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen 5 emrat që garojnë për kreun e AMP  nga  26 kandidatë
Lajme

Zbulohen 5 emrat që garojnë për kreun e AMP nga 26 kandidatë

Nga 26 aplikime në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë  përzgjedhur   vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur kreun e AMP. Në pesëshen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Florian Sulejmani, Indrit Hitaj,Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj

Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në sistemin e drejtësië dhe sigurisht me integritet figure e morali. Emri  që i plotëson të gjitha kriteret dhe që është më favorit   për t’iu propozuar kryeministrit Rama nga ministri Balla është ai i Florian Sulejmanit. Ky i fundit duket se ka një CV më të kompletuar, ndryshe nga 4 kandidatët e mbetur në garë.  

Ndërkohë, emrat e tjerë në garë kanë po ashtu të shkuar të gjatë në SHÇBA (ish-AMP) apo në Policinë e Shtetit.

Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se është çështje orësh që të Balla të përzgjedh njërin prej emrave për propozim, i cili duhet të marrë miratimin e kreut të ekzekutivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përveç kontrollit të bluve kur kalojnë kompetencat që u jep detyra, prej disa muajsh po kryen hetim në kuadër të vetting-ut për 72 drejtuesit e parë, për të cilat akoma nuk ka vendime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.