E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen çmimet qesharake për kompensimin e banorëve të Unazës së re
Lajme

Zbulohen çmimet qesharake për kompensimin e banorëve të Unazës së re

Gazetari, njëkohësisht kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi ka dhënë detaje se çfarë po ndodh në Unazën e re.

Kasmi është shprehur se është qesharak shuma e kompensimit që qeveria u ka propozuar banorëve të Unazës së re.

Sipas Kasmit, qeveria u jep 500 lek të vjetra për metër katror.

‘Banorët nuk tërhiqen nëse ata nuk kompensohen me çmimin e tregut.

A e dini se sa u ka dhënë çmimin për metër katror qeveria banorëve të zonës?

500 lekë metri katror, kur aty përballë në një pallat minimumi i çmimit të metrit katror është 600 euro.

Një familje që ka një shtëpi prej 100 metrash katrorë i bie të marrë 5 milionë lekë të vjetra. Ku mund të shkojë një familje me kaq para, ku mund të gjejë një banesë tjetër me kaq lek.

Vetëm qeraja e 1 viti është kaq’, tha Kasmi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.