E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen detaje mbi 32-vjeçarin e vrarë në Shkodër
Publik News

Zbulohen detaje mbi 32-vjeçarin e vrarë në Shkodër

Të tjera detaje zbulohen lidhur me 32-vjeçarin Endri Mustafa, i cili u gjet sot i vrarë në Shkodër, pasi rezultonte i zhdukur prej tre ditësh. Duket se i ndjeri ka një të kaluar problematike, ku është dënuar më parë për plagosje.

sk
Foto

Ndërkaq në vitin 2016 ai do të përfundonte në prangat e Policisë së bashku me 5 persona të tjerë, pasi u kapën me një arsenal armësh e municionesh luftarake.

Atëhere Mustafa akuzohej për “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftrake”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 anti-plumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Emri i Endri Mustafës lakohet sërish në vitin 2020, ku ai shpallet në kërkim policor gjatë operacionit “Maranaj” për fajde.

Mustafa kishte marrë dy mesazhe nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar të dilte dhe prej asaj dite familjarët nuk kishin asnjë informacion për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.