E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen emrat e të dënuarve që bashkë me shefin e policisë i fusnin drogën në qeli dy të burgosurve
Lajme

Zbulohen emrat e të dënuarve që bashkë me shefin e policisë i fusnin drogën në qeli dy të burgosurve

Zbulohen emrat e personave se kujt ja futën drogën në burg, Mariglen Kadiu me detyrë ish-shef i Policisë së Burgut në Peqin.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, droga i është futur qëllimisht dy personave të dënuar për vrasje, si Roland Milo që ka vrarë Sokol Ramën në 2019 dhe Blerim Eshja, i cili ka vrarë në 2012-ën Pëllumb Belegun dhe Mariglen Dushkun.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Qyno, lënda narkotike është vendosur tek qelia e dy të dënuarve të mësipërm në bashkëpunimin e shefit të policisë së burgut me dy të dënuarit e tjerë Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama. Ky i fundit është një i dënuar për akuzën e vrasjes në Fushë-Krujë.

Në dosje thuhet se Mariglen Kadiu, me detyrë -ish shefi Policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në IEVP Drenovë, në kundërshtim me nenet 12, 16, 26 të ligjit nr 80/2020 “Për policinë e burgjeve”, ligjin nr 81/2020, si dhe VKM Nr 209 datë 06.04.2022, lejon mbajtjen e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm dhe pasi merr dijeni për mbajtjen e tyre, në bashkëpunim me të dënuarin Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama, ja vendosin lëndën narkotike në dhomë të dënuarit Blerim Eshja dhe Roland Milo.

Pëllumb Goxhaj, aktualisht i akomoduar në IEVP Drenovë, në kohën e kryerjes së veprës ndodhej i akomoduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me shefin e Policisë së IEVP Peqin Mariglen Kadiu, organizojnë dhe vendosin sende të ndaluara (lëndë narkotike) të dënuarve Blerim Eshja dhe Roland Milo në dhomë duke përdorur të dënuarin Hysni Rama. Qëllimi i kësaj situate ka qënë për tia ngarkuar atyre drogën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.