Zbulohen sms e anëtarëve të celulës teroriste-Do ta kryejmë punën, po presim lajme nga ty
Vijon zbardhja e mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste, që po planifikonte të kryente një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në Manëz. Në dosjet e siguruara thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë.
Një ndër mesazhet është ;
“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



