E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet arsyeja pse SPAK mori peng gazetarin Elton Qyno, ja dosja që publikoi Qyno
Lajme

Zbulohet arsyeja pse SPAK mori peng gazetarin Elton Qyno, ja dosja që publikoi Qyno

Gazetari Elton Qyno është marrë ditën e sotme ‘peng’ dhe është mbajtur për gati 10 orë në godinën e SPAK-ut.

Pas daljes nga SPAK, Qyno ka dhënë një prononcim të shkurtër ku ka deklaruar se nga prokurorët e SPAK dhe BKH i është bërë presion dhe shantazh gjatë gjithë ditës për të treguar burimin e informacionit.

Dosja për të cilën dyshohet se SPAK po shantazhon gazetarin Qyno është dosja e Nuredin Dumanit, ose e njohur si operacioni “Plumbi i Artë”. Dumani është një nga krerët e njërës prej bandave më të rrezikshme kriminale në vend.

Siç shprehet edhe vetë Elton Qyno në një intervistë për Ora News kohë më parë, ai është përballur edhe më parë më SPAK, ku ky i fundit i ka derguar disa herë shkresa për t’i kërkuar mospublikimin e informacionit për këtë dosje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.