E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet çfarë i tha policisë bashkëshortja e viktimës
Lajme

Zbulohet çfarë i tha policisë bashkëshortja e viktimës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar deklaratën e parë të bashkëshortes së ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, dhënë policisë.

Ajo ishte duke bërë një shëtitje me viktimën në lulishten e qytetit dhe ka thënë se nuk ka dëgjuar të shtëna, por ka kuptuar çfarë ka ndodhur vetëm kur ka parë bashkëshortin të mbuluar në gjak.

Po ashtu e pyetur për identitetin e autorit, ajo ka thënë se nuk e ka parë dhe për këtë arsye nuk mund të japë të dhëna për identikitin e tij.

Sipas gazetares së fundmi ish-deputeti mësohet se ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte bërë rutinë që në atë orar të ditës të bënte shëtitje në lulishte.

“Ka parë bashkëshortin që ka rënë në tokë dhe nuk mund të jap në identikitit të bashkëshortit. Viktima vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte kthyer në zakon që të dilte thuajse në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes shëndetësore, kryesisht me bashkëshorten dhe persona të tjerë të familjes”, tha gazetarja Lala

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.