E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet dokumenti, si përfitoi ish-deputeti i larguar i LSI-së nga kontrata me kompaninë e inceneratorëve
Publik News

Zbulohet dokumenti, si përfitoi ish-deputeti i larguar i LSI-së nga kontrata me kompaninë e inceneratorëve

Ish-deputeti i LSI-së dhe më pas i PS-së, Gledion Rahovica rezulton të ketë qenë përfitues nga kontrata e Qeverisë me kompaninë “Integratet Energy BV SPV” në inceneratorin e Tiranës.

I ati i ish-deputetit së bashku me dy të afërm të tjerë kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë e inceneratorëve në 17 shkurt 2020 për ti dhënë asaj një pronë me qera në Tiranë në këmbim të një pagese mujore prej 2 mijë eurosh.

Siç rezulton edhe nga dokumenti në fund të vitit 2019 Rehovica ka përfituar kontratën 2 mijë euro në muaj dhe rreth 1 vit më vonë ai vendosi të largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

Tomor Rahovica, i ati i Gledion Rahovicës, rezulton të jetë një prej tre përfituesve të kësaj kontrate.

Siç rezulton nga kontrata, lloji i pasurisë është truall me sipërfaqe 1858 m2, ku rreth 500 m2 është ndërtesë.

“Afati i dhënies me qera: do të jetë një vit me të drejtë prishje kontrate me njoftim 2 muaj para. Nga deklarimi i palëve, afati i qerasë fillon në datën 1/10/2019 dhe do të vazhdojë për një afat 1 vjeçar me të drejtë rinovimi të saj, me marrëveshje të të dyja palëve. Vlera e qerasë mujore do të jete 2 mijë euro  bruto në  muaj”, thuhet në kontratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.