E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet e shkuara kriminale e Andrew Bodes
Lajme

Zbulohet e shkuara kriminale e Andrew Bodes

Andrew Bode është personi i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëautori i Albano Velos në ekzekutimin e 49-vjeçarit, Edmond Papa.

44-vjeçari Bode nga Berati, i cili prej vitesh jetonte në Tiranë, është një emër i njohur për uniformat blu.

Kjo pasi ai rezulton të ketë probleme me drejtësinë greke. 44-vjeçari ishte dënuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke për trafikim të lëndëve narkotike.

Andrew Bode më parë ka mbajtur emrin Ervin, por e kishte ndryshuar për shkak të problemeve në shtetin fqinj.

Tashmë ndaj tij bie edhe akuza e bashkëautorësisë së atentatit të 16 dhjetorit. Policia ka filluar kontrollet në disa qytete, pasi dyshohet se Bode fshihet në Shqipëri.

Sipas mediave, në datën 29 dhjetor ai kishte bërë një aplikim për të nxjerrë pasaportë me procedurë të përshpejtuar dhe në datën 30 dhjetor e kishte tërhequr. Aktualisht ai nuk është vënë ende në pranga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.