E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet emri i personit që nuk iu bind policisë, përplasi patrullën dhe shkaktoi aksident me 5 të plagosur
Publik News

Zbulohet emri i personit që nuk iu bind policisë, përplasi patrullën dhe shkaktoi aksident me 5 të plagosur

Ai është vënë në prangat e policisë pas aksidentit të mëngjesit të sotëm.

Ai udhëtonte në mjetin me targa të huaja që nga Korça. Aty nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe policia ka ngritur postblloqe, të cilave ai nuk i ka ndaluar as në Pogradec e Librazhd.

Por në Elbasan, makina ka përplasur një mjet të forcave “Shqiponja” duke plagosur një polic dhe më pas duke dalë në krahun tjetër të rrugës ka përplasur edhe 2 mjete të tjera.

Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.