E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet femra që ndihmoi Orges Bilbilin dhe lidhja me fisin Rraja në Fushë-Krujë
Publik News

Zbulohet femra që ndihmoi Orges Bilbilin dhe lidhja me fisin Rraja në Fushë-Krujë

Orges Bilbili, rivali i Aldo Bares, i cili u plagos paraditen e 10 prillit nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’, pasi refuzoi të tregonte kartë e identitetit. Fill pas ngjarjes, ai u arrestua dhe Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Mirëpo, ditën e sotme është mësuar se kontrata e qirasë së shtëpisë ku Bilbili dhe miku i tij, Anterio Kaloshi rezulton të jetë e firmosur në emër të një femre.

Bëhet fjalë për shtetasen Jurgena Xh. 30 vjeçari jetonte prej disa muajsh në Tiranë, në një apartament me qira në rrugën “Sitki Çiço”. Ndërkohë prokuroria po heton edhe më tej për rolin e vajzës dhe ka rezultuar se ajo është një mikeshë e afërt e familjes Rraja në Fushë-Krujë, të cilët u kthye në qendër të mediave pas ‘Skandalit Xhisiela’.

Ndërsa kujtojmë që Bilbili akuzohet se është i përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe një nga autoret e masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.