E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet foto, kush është i riu me dy emra që u vra mbrëmë në atentat
Lajme

Zbulohet foto, kush është i riu me dy emra që u vra mbrëmë në atentat

Zbulohet foto e të ekzekutuarit një natë më parë në Tiranë, në pritë, gjatë një atentati mafioz e 42- vjeçarir, që ishte kthyer në Shqipëri prej pak ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:40, në krah të Pediatrisë, në afërsi të rrugës “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë. Sipas Policisë, viktima është shtetasi Devi Kasmi dhe banonte në pallatin para të cilit ndodhi ngjarja, në një rrugicë të errët me emrin “Petro Cani”.

Ai e kishte ndryshuar emrin qe kishte Dëfrim Kasmi dhe mbante nje profil te ulet ne publik. Sakaq, familja e cila ka hapur dyert e mortit sot, ka vendosur në lagjen ku ndodhi ngjarja edhe fotografinë e të riut.

HETIMI

Në arkivat e Policisë, emri i Devi Kasmit, apo Dëfrim Kasmi, siç quhej deri disa vite më parë, nuk figuron si person i proceduar apo ndaluar për ndonjë vepër penale. Megjithëse ka pasur dyshime për implikimin e tij në ngjarje të rënda, droga apo edhe përfshirja në vrasje, Kasmi nuk është ndaluar apo shoqëruar ndonjëherë nga Policia, pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

Policia u tregua disi hermetike dhe mjaft e rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, burimet thanë se një ndër pistat që po verifikohet, edhe pse jo parësore, ka të bëjë me vrasjen e Franc Konomit, në vitin 2010 në Tiranë.

Devi Kasmi, u verifikua në atë kohë për ndonjë lidhje të mundshme me ngjarjen, edhe pse nuk pati asnjëherë prova të mjaftueshme që të sillnin qoftë edhe shoqërimin e tij në Polici. Ndonëse Kasmi më tepër njihej si mik i Konomit, Policia pati dyshime edhe për personat që i qëndronin afër në atë kohë. Por më vonë, këto dyshime ranë poshtë, pas një vrasje që ndodhi në Spanjë, që u konsiderua si hakmarrje për vrasjen e Konomit dhe që u dyshua se ishte përfshirë edhe Kasmi.

Nga ana tjetër, si pistë të dytë, Policia ka ngritur edhe atë të prishjes së pazareve të drogës. Nga disa të dhëna, të siguruara në rrugë operative, edhe për shkak të aktivitetit të viktimës jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Francë, ka dyshime për përfshirjen e tij në një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së drogave të forta.

Në momentin kur u qëllua për vdekje ai ka qenë i armatosur. Policia i gjeti në brez dy pistoleta. Burimet thonë se po verifikohet edhe në drejtim të një konflikti të kohëve të fundit, pavarësisht se nuk ka ende të dhëna konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.