E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet FOTOJA e ‘BANDËS 2B’ që ‘kollarisën’ tenderat e qeverisë
Flash

Zbulohet FOTOJA e ‘BANDËS 2B’ që ‘kollarisën’ tenderat e qeverisë

Gazment Bardhi ka bërë publike një fotografi ku shfaqet një grup zyrtarësh të afërt me Belinda Ballukun, të cilët ai i etiketon si “Banda 2B”. Fotoja, sipas tij, paraqet personat që përbënin rrethin e ngushtë të ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, e cila aktualisht është pezulluar nga detyra pas ngritjes së akuzave nga SPAK dhe marrjes së statusit të të pandehurës nga GJKKO.

Në pamje, selfien e realizon Evis Berberi, ish-drejtues i ARRSH-së, i cili aktualisht është në paraburgim për akuza që lidhen me korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në krahun e djathtë të fotos ndodhen disa zyrtare të ministrisë:

  • Viola Haxhiademi, sekretare e përgjithshme dhe kryesuese e komisionit të vlerësimit të ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë; konsiderohet personi që ka pasur rol kyç në administrimin e dokumenteve dhe fondeve.

  • Vikrita Çuto, drejtore e burimeve njerëzore në ministri.

  • Sindi Dushku, shefe e kabinetit, e njohur edhe si kushërirë e deputetes Olta Xhaçka.

Në krye të tavolinës shfaqet Ceno Klosi, ndërsa menjëherë pas tij është Arber Avrami, ish-drejtor i Albgaz-it.

Në vijim të rreshtimit shihet edhe vetë Belinda Balluku, Florian Serjani, këshilltar për çështjet e medias, si dhe Evis Mamaj, drejtoreshë e buxhetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në proceset e tenderimit. Sipas burimeve, telefonit të saj i është vendosur sekuestro.

Sipas Bardhit, ky grup mblidhej rregullisht në një banesë të identifikuar si “Apartamenti 6, Shkalla H”, në kompleksin Nobis, ku, siç pretendon ai, diskutoheshin dhe ndaheshin tenderat e ministrisë me qëllime klienteliste.

Ai i përshkruan këta zyrtarë si një strukturë të organizuar, të cilët – sipas pretendimeve të tij – menaxhonin tendera me vlera shumë të larta për të favorizuar klientë të caktuar dhe për të siguruar përfitime të paligjshme. Bardhi shton gjithashtu se një pjesë e këtyre parave përdoreshin për fushata elektorale ose për shpenzime luksi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.