E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet identiteti i 46-vjeçarit me precedentë penalë që iu bë atentat në Berat
Lajme

Zbulohet identiteti i 46-vjeçarit me precedentë penalë që iu bë atentat në Berat

Pasditen e sotme, rreth orës 16:10 u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Dushnik, ku shënjestra ishte automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.H, 46 vjeç, banues në Berat. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Bëhet fjalë për Altin Halilin, i cili ka precedentë të shumtë penalë.

Gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare, policia gjeti një automjet të përfshirë nga flakët, i cili dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, të cilët janë nga qarku i Fierit.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.