Zbulohet identiteti i biznesmenit, që iu vendos eksploziv në makinë
Është zbuluar identiteti i personit, makinës së të cilit iu vendos eksploziv mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ai është biznesmeni 30-vjecar Endrit Sadedini.
Policia shprehet se, në prill të këtij viti në lokalin e tij mbetën të vrarë Ergys Gjoveshaj, 33 vjeç, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.
Për ngjarjen u arrestua Gani Tozaj , ndërsa ngjarja kishte degjeneruar pas një zënke mes tyre. Sadedini, pronari i këtij lokali është proceduar për moskallëzim krimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



