Zbulohet komunkimi pas protestës i Kryemadhit me Donald Lu: PS manipuloi raportet
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tregoi bisedën me email me ambasadorin amerikan Donald Lu në lidhje me protestën, duke theksuar se punonjës të Kryeministrisë në emër të Partisë Socialiste manipulojnë raportet.
Kryemadhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News u shpreh se ambasadori amerikan e falënderoj që ishte e drejtpërdrejtë në komunikim.
“Nga informacionet që kemi ne në raportet që bëhen në emër të Partisë Socialiste nga punonjës të Kryeministrisë i kishin thënë sikur policinë e kishin dëmtuar mbështetës të LSI-së. Unë thashë nuk është e vërtetë.”
E pyetur nëse ka komnikuar me zt.Lu, Kryemadhi u shpreh se “Kam komunikuar me email.”
“Ai që ka goditur policin e shtetit të ndalohet dhe të përgjigjet përpara ligjit. Zt. Lu komunikoi me mua dhe e falënderoj që ishte i drejtpërdrejtë në komunikim dhe kur i thashë që më vjen keq që nuk reagohet për gjakosjen e Floida Kërpaçi.” shprehte Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



