E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kush e merr ‘timon’ e fushatës për zgjedhjet në Tiranë
Lajme

Zbulohet kush e merr ‘timon’ e fushatës për zgjedhjet në Tiranë

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është emëruar zyrtarisht si drejtuesja politike e Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, sipas voxnews. Kjo lëvizje konfirmon vendosmërinë e mazhorancës për të strukturuar dhe drejtuar me dorë të hekurt procesin elektoral, pas zhvillimeve të fundit që tronditën administratën vendore në kryeqytet.

Vendimi vjen pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, një vendim i miratuar me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak dhe që pritet të marrë formë përfundimtare sot nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e planifikuar për në orën 12:00.

Brenda më pak se 24 orësh pas këtij zhvillimi të bujshëm, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri stafin e Bashkisë së Tiranës, ku morën pjesë Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e bashkisë – si dhe Ogerta Manastirliu, tashmë e shpallur si kandidatja zyrtare e PS-së për të marrë drejtimin e qytetit.

Takimi i parë u zhvillua me dyer të mbyllura, ishte një takim koordinues për të nisur menjëherë përgatitjet për fushatën zgjedhore, ndërsa në orën 18:00 të së mërkurës, Rama zhvilloi një tjetër takim më të zgjeruar me deputetët, ministrat dhe strukturat e PS-së në Tiranë, kësaj here me praninë e mediave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte “një hap i vështirë, por i domosdoshëm”, duke sinjalizuar fillimin e një faze të re për të ardhmen politike të kryeqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.