E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet lidhja e viktimës më anëtarin e bandës “Hakmarrje për drejtësi”!
Lajme

Zbulohet lidhja e viktimës më anëtarin e bandës “Hakmarrje për drejtësi”!

Bledar Muçaj, personi që u vra një ditë më parë në Lushnje ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Pista e parë ku autoritetet po hetojnë është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.

DYSHOHET PËR TRE AUTORË

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për atentatin ndaj Muçës, ku mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë. Por mësohet se në krim dyshohet se kanë parë pjesë tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë. Muça ishte pronar i lokalit, por mësohet se administronte edhe biznese të tjera.

MAKINA E DJEGUR

Ndërkohë Mjetit tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura.

Ai u gjet i djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar, ndërsa brenda tij janë gjetur dy armë tip kallashnikov.

Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.