E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet një tjetër banore që do i bashkohet Ferma VIP
Showbiz

Zbulohet një tjetër banore që do i bashkohet Ferma VIP

Sezoni i tretë i Ferma VIP pritet të nisë në fund të muajit mars, ndërsa producentët kanë filluar të bëjnë publikë edhe emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë në këtë edicion.

Në drejtimin e formatit do të rikthehet moderatorja Arbana Osmani, e cila do të prezantojë sërish reality show-n.

Pjesë e listës së konkurrentëve do të jetë edhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Për herë të parë, ajo do të marrë pjesë në një format të tillë televiziv, duke sjellë në këtë sezon edhe një figurë të njohur nga fusha e letërsisë.

Më herët, organizatorët kanë konfirmuar edhe pjesëmarrjen e aktorit Romir Zalla si dhe të Akil Varfi, të cilët do të jenë gjithashtu pjesë e garës në fermë.

Produksioni po vijon përgatitjet për nisjen e sezonit të ri, ndërsa emra të tjerë të konkurrentëve pritet të bëhen publikë në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.