Zbulohet parcela me “bar” në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë
Shqiptarët që kultivonin parcelat me ”bar” janë vënë në pranga nga policia greke. Ata i përkasin moshës 40 dhe 44 vjeç dhe u arrestuan mëngjesin e së martës në mënyrë flagrante nga autoritetet greke, pas një kërkimi dhe hetimi disa mujor.
Nga plantacionit u sekuestruan:
-automjeti i përdorur nga autorët për të mbërritur atje,
-zorrë për ujitje, 300 metra e gjatë,
-kanaçe për ujitje, bidon për ujitje dhe kovë plastike me ujë gjithashtu
-(2) qese plastike, të cilat përmbanin pleh kimik.
Autorëve iu gjetën dhe u konfiskuan një thikë dhe dy celularë.
Raportohet se përfitimi i synuar për autorët nga kultivimi i fidanëve, vjelja dhe trafikimi i kanabisit, do të arrinte shifrën e 500 mijë eurove.
Ndaj njërit prej të arrestuarve ishin në pritje dy urdhër-arreste, për shkelje të legjislacionit për drogën dhe një dënim për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



