E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet pasuria e Ramës dhe bashkëshortes së tij: Kryeministri ka më shumë të ardhura nga puna si piktor
Publik News

Zbulohet pasuria e Ramës dhe bashkëshortes së tij: Kryeministri ka më shumë të ardhura nga puna si piktor

Kryeministri Edi Rama në vitin 2013, kur fitoi për herë të parë zgjedhjet si kryetar i PS-së, ka deklaruar pasuri të patundshme me vlerë mbi 630 milionë lekë dhe 52891 euro.

Gjithashtu Rama ka deklaruar “Cash” plus dhënie borxhe të tjerëve 92 milionë lekë dhe 70 mijë euro, ndërkohë që bie në sy se ka edhe një borxh prej rreth 130 milionë lekësh.

Ndërkohë nga viti 2014 deri në vitin 2019 çifti Rama ka arkëtuar të ardhura me vlerë mbi 622 milionë lekë të vjetra, por fitimet më të mëdha Rama i ka patur si artist dhe jo nga puna si kryeministër.

Banesa e Ramës në Surrel ka një vlerë prej 396 milionë lekësh të vjetra, ndërsa libri “Kurbani” i ka sjellë Ramës mbi 20 milionë lekë fitim.

***

Kryedemokrati Lulzim Basha e përmend shpeshherë faktin se në politikë nuk është futur i varfër, sidomos kur akuzohet nga mazhoranca për pasurinë e tij.

Sipas shifrave të nxjerra në emisionin “Opinion”, pasuria e Bashës para se të futej në politikë është vërtetë e madhe, pasi në vitin 2005 ka deklaruar 224.818 euro, 319.000 dollarë dhe 18 mijë dollarë aksionë në bursë.

Gjithashtu ai ka deklaruar edhe troje në Tepelenë, apartament me vlerë mbi 231 mijë euro në Holandë, apartament me vlerë 205 mijë dollarë në Tiranë dhe shumë banesa të tjera në bashkëpronësi.

Në deklarimin e tij të parë Basha ka treguar edhe sendet me vlerë që ka patur në zotërim, ku bie në sy një pikturë me vlerë 6500 euro, orë dore 5200 euro, unazë me diamante 11500 euro dhe servis porcelani 6800 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.