Zbulohet renditja e kandidatëve për kryetarë bashkie në fletën e votimit
Në KQZ është hedhur shorti për renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 Majit.

Renditja deri më tani vijon si më poshtë:
Në Tiranë i pari është Arlind Qori, Marko Dajti i 2-ti, Lejla Përnaska e 3-ta, Erion Veliaj i 4-ti, Belind Këlliçi i 5-ti, Roland Bejko i 6-ti.
Në Kamëz i pari i listës është Rakip Suli, i dyti Bilbil Bajraktari dhe i treti Arjan Hoxha.
Në Vlorë, Hysni Shara i pari dhe Ermal Dredha i dyti.
Në Durrës i pari është Igli Cara, ndërsa e dyta Emirjana Sako.
Në Fier i pari është Edvar Kodheli, e dyta Eriselda Çela, Armando Subashi i treti.
Në Lushnje e pari është Eriselda Sefa dhe Eduart Sharka i dyti.
Në Elbasan i pari është Gentian Llatja, i dyti Luçiano Boçi.
Në Korçë e para është Ledina Alolli dhe i dyti Sotiraq Filo.
Në Shkodër i pari është Benet Beci dhe i dyti Bardh Spahia.
Në Vaun e Dejës e para është Klomentina Drini, i dyti Kristian Shkreli dhe i treti Zef Hila.
Në Berati i pari është Zija Ismaili, i dyti Ervin Demo.
Në Lezhë i pari është Pjerin Ndreu dhe Pashk Gjoni i dyti.
Në Dibër i pari është Ismail Uka, i dyti Naim Gazidede dhe i treti është Rrahim Spahiu.
Kukës i pari Abedin Oruçi, i dyti Admir Sinamati, i treti Safet Gjici.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



