E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet skandali në Durrës/ Biznesmeni shet të njëjtën hyrje 10 herë, noterja që firmosi  është…
Lajme

Zbulohet skandali në Durrës/ Biznesmeni shet të njëjtën hyrje 10 herë, noterja që firmosi është…

“Ka shitur apartamentet e një pallati disa herë”, është ky denoncimi I bërë nga një qytetar në Durrës për një biznesmen ndërtimesh.

Klodian Kapiti ka denoncuar publikisht biznesmenin Kujtim Kllogjeri dhe noteren Aida Spahiu, e cila ka bërë dokumentacionin duke shitur katër apartamentet në katin e shtatë mbi dhjetë herë.

Pallati 10 katësh me mbi 40 apartamente ndodhet në “Lagjen 5” në Durrës të qytetit të Durrësit.

Denoncuesi Kapiti në një prononcim për “Panorama” deklaron se pasi kanë blerë apartamentin në banesë kanë gjetur persona të tjerë.

“Kemi blere apartamentin dhe gjetëm tjetër familje brenda, e cila gjithashtu është e mashtruar nga bizesmeni. Jemi në konflikt me banorët pasi të gjithë kanë paguar për të njëjtat hyrje, të cilat janë paguar disa herë dhe të gjithë jan me kontrata nga noterja. Këta i kanë shitur nga tre katër herë hyrjet dhe pastaj pronarët përplasen mes tyre” tha Kapiti.

Aida Spahiu është noterja që përpiloi kontratën në rastin e ish hotel Vollgës mes Emiliano Shullazi dhe Ylvi Beqja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.