E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet sulmi me eksploziv ndaj noteres Dauti
Lajme

Zbulohet sulmi me eksploziv ndaj noteres Dauti

Një grup kriminal që kishte si specialitet trafikun e armëve, municioneve dhe tritolit është goditur nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e kryeqytetit.

Gjatë hetimeve të kryera për këtë linjë trafiku është zbardhur dhe një ngjarje kriminale e ndodhur në Tiranë, ku i është vendosur tritol noteres Esmeralda Dauti.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona.Krimi i rëndë ka ndodhur 5 ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se armë të llojeve të ndryshme transportoheshin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, duke u shitur me çmime të ndryshme që varionin nga 1 deri në 5 mijë euro.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar se në total janë arrestuar 6 persona, ku dy prej tyre ndodheshin në burg për vepra të tjera penale dhe se arresti i tyre është ekzekutuar në ambjentet e burgut.

Mes personave të arrestuar ka dhe shtetas kosovarë. Ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme për akuzën e “Trafikimit të armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Gjatë aksionit policia e Tiranës ka sekuestruar disa armë. Ndërsa në një bazë të grupit është sekuestruar një sasi e madhe me kallëpë tritoli. Tritoli dhe armët hynin në Shqipëri nga Kosova dhe shiteshin në tregun e brendshëm me ccmime të ndryshme.

Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit.

Pritet që në vijim policia e Tiranës të zhvillojë një konferencë për shtyp për të dhënë detaje konkrete nga ky operacion,mënyrën e organizimit dhe emrat e personave të arrestuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.