ZBULON TË DASHURIN SEKRET TË MODERATORES? MERI SHEHU-ORI NEBIAJT: KUSH JE TI MI? E KAM PARË TELEVIZIONIN PARA TEJE
Mëngjesin e sotëm e ftuar në ‘Wake Up’ me moderatorët Ori Nebiaj dhe Isli Islamin ka qenë astrologia Meri Shehu.
Teksa kanë qenë duke folur rreth shenjave të horoskopit Meri ka pyetur moderatoren për shenjën e horoskopit të partnerit që t’i tregojë se sa kombinohen.
Mirëpo pasi Ori ka refuzuar, astrologia e ka vënë paksa në siklet edhe pse këtë situatatë e kanë kaluar duke qeshur.
Dialogu:
Meri: Na thuaj horoskopin e partnerit tani që të themi sa kombinohesh se të gjitha na i the.
Ori: Ti do bësh lajm në emisionin tim ëëë? Me mua?
Meri: Unë të bëj lajm tek emisionit yt me ty? Po pse mi kush je ti mi?
Ori: Uaaa nuk e di!
Meri: Dëgjo këtu ti se unë televizionin e kam parë para teje.
Ori: Televizionin ti mund ta kesh pa para meje por partnerin tim e kam parë para teje.
Meri: Asaj s’i dihet.
Ndërkohë që nga kjo situatë Meri pa dashje ka zbuluar se Ori është në një lidhje edhe pse e mban partnerin sekret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



