E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZDF-ja gjermane: Shqipëria është Kolumbia e Europës
Lajme

ZDF-ja gjermane: Shqipëria është Kolumbia e Europës

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh shumë shqetësues për Shqipërinë.

Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

https://www.zdf.de/politik/auslandsjournal/albanien-im-griff-der-mafia-100.html

Më tej, gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

“Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.

Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet e pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

“Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim”, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.