E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësja e PD: Rama nuk fali asgjë!
Publik News

Zëdhënësja e PD: Rama nuk fali asgjë!

Zëdhënësja e PD: Rama nuk fali asgjë! Makinat dhe patentat i sekuestruan policët duke lexuar statuset e tij në FacebookZëdhënësja e PD Ina Zhupa

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa thotë se kryeministri Rama nuk ka falur asgjë, duke iu referuar njoftimit të kryeminsitrit se patentat dhe makinat e sekuestruara nga Policia do t’ju ktheheshin qytetarëve.

Zhupa thotë se policët vendosën gjoba, sekuestruan makinat dhe patentat e qytetarëve pa asnjë ligj por vetëm duke lexuar statuset në Facebook të kryeministrit Rama. Sipas zëdhënëses së PD,  as gjobat e as fashat orare nuk ishin të shkruajtura në ligj dhe të botuara në Fletoren Zyrtare, ndaj qytetarët do t’i merrnin mbrapsht makinat me ankimimin e parë kundër Policisë.

“Rama nuk fal asgje! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makines jane masa qe kane nderrmarr policet duke lexuar facebookun e Rames dhe jo ne ligj! Asnje gjobe, asnje mase ndeshkimore nuk ka qene e mbeshtetur ne ligj, fashat orare qe ndryshonin cdo jave nuk kane qene te shkruajtura ne asnje akt normativ dhe ne asnje fletore zyrtare.

Ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim qe do benin qytetaret! Ato ishin vendime te paligjshme te policise qe mban si kushtetute dhe ligj, statuset edhe videot e Edi Rames. Eshte turpi i tij qe tallet me qytetaret edhe vazhdon komandon nga facebooku”, shkruan Ina Zhupa, zëdhënëse e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.