Zegjine Çaushi rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit
Sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” nis rinumërimi i plotë të 587 kutive të votimit në qarkun Fier. Procesi mund të ndryshojë përbërjen e deputetëve në Kuvend. Diferencat mes kandidatëve të Partisë Socialiste janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.
Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Azmer Duleviç nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i duhen 519 vota për të marrë mandatin e 16-të në Fier. Në këtë rast PS mund të humbasë një mandat, dhe jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.
Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos.
Deputetët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Fier:
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Erjo Mile
Ana Nako
Nga lista e hapur:
Ceno Klosi – 15,182 vota
Klevis Jahaj – 12,289 vota
Asfloral Haxhiu – 11,524 vota
Antoneta Dhima – 6,460 vota
Elton Korreshi – 5,889 vota
Zegjine Çaushi – 3,835 vota
Dhimitër Kruti – 3,608 vota
Deputetët e zgjedhur nga koalicioni PD-ASM:
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu
Saimir Korreshi
Pas rinumërimit të Fierit edhe për Durrësin, 360 QV nga ku 85 janë të diasporës do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



