E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zegjineja ironizon deputetë e opozitës: Dhe ju si Gazi do përfundoni
Lajme

Zegjineja ironizon deputetë e opozitës: Dhe ju si Gazi do përfundoni

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, mbajti sot fjalimin e saj të parë në Parlament, duke iu drejtuar me tone kritike kolegëve të opozitës.

Në fjalën e saj, Çaushi theksoi se është e papranueshme që në çdo seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e kaluar, përkundër axhendës, askush nga opozita nuk është fokusuar në procesverbalin, por vetëm në ofendime.

“Opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila mezi pritej nga deputetët e rinj. Por ajo seancë u kthye në kaos,” u shpreh Çaushi.

Ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, me të cilin kishte pasur përplasje të ashpra verbale gjatë fushatës së 11 majit, që u bënë virale në rrjete sociale.

“Gazi nuk është këtu, se atë sjellje ka Gazi, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni,” tha ajo me ironi, duke shkaktuar reagime nga opozita, e cila e duartrokiti në shenjë sarkazme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.