E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Zemër sapo mbarova, po shkoj në shtëpi”
Lajme

“Zemër sapo mbarova, po shkoj në shtëpi”

Mesazhi i fundit i 19-vjeçarit për të dashurën para zhdukjes pa gjurmë

Zhduket pa asnjë gjurmë. Nga e mërkura në mbrëmje nuk ka asnjë lajm nga Mateo Barbieri, 19 vjeçari ish student i Institutit Teknik Fermi në Monte Mario dhe kamerier në një restorant.

Mateo në orën 00:36 minuta të mbrëmjes mes 11 dhe 12 korrikut, mbylli turnin, i dërgoi një mesazh të dashurës së tij, Diana, duke i thënë “zemër sapo mbarova punën dhe po shkoj për në shtëpi”.

Pak kohë më parë se ky mesazh, në orën 23.43, ai i kishte shkruar edhe një SMS të natës së mirë nënës së tij.

Pastaj të gjitha gjurmët e tij janë zhdukur. “Prpara një muaji, tregon e dashura, me të cilën është njohur në vitin e tretë të shkollës, – Matteo ishte larguar nga shtëpia, nga Roma, për të jetuar me një mik në Anguillara. Çdo natë, pasi mbaronte punën, më dërgonte një mesazh të shkurtër para se të merrte biçikletën e tij dhe të nisej për në shtëpi. Dhe kur mbërrinte ne shkruanim ose dëgjoheshim sërish në telefon. Por atë natë, asgjë tjetër, ai nuk iu përgjigj më telefonit. Unë nuk kam mbyllur më sytë që prej asaj nate. Të nesërmen, me shokun e dhomës, i njoftuam prindërit e tij. Deri tani po jetojmë në ankth”.

Matteo-Barbieri-scomparso-2-1-696x425

Që atëherë, Diana, babai i Mateos dhe nëna e të riut nuk janë ndalur më me kërkimet.

Karabinierët që po hetojnë zhdukjen thonë se në bazë të GPS të telefonit të tij, Matteo kishte mbërritur atë natë në shtëpi.

Edhe kamerat kanë fiksuar rrugën që ka kryer atë natë për në shtëpi djali, por asgjë me vlerë. Kërkimet vazhdojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.