E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
Lajme

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

Raporti i Komisionit të Venecias mban datën 29 shtator, ndërsa sot është data 27. I pyetur për këtë datë, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, lë të kuptohet se më 29 shtator do të ketë një dokument tjetër

 

venecia

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Metës:

Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.

Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas daljes së draftit të Komisionit të Venecias nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutën apo jo.

Ka reaguar edhe Ish-kryeministri  Sali Berisha  qe ka shkruan në faqen e tij në Facebook se Rama po bën grusht shteti.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvin Mafia po kryen grusht shteti!

Miq, Komisioni i Venecias ka damkosur si puçist Edvin Mafine dhe narkoparlamentin e tij. Ne opinionin e tij te publikuar sot ky Komision konkludon se: “nuk ka baza per shkarkimin e presidentit”!

Kjo do te thote se Edvin Mafia po kryen grusht shteti!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.