E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zetori përplaset me makinën, plagosen 2 persona
Publik News

Zetori përplaset me makinën, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Pirg, në Maliq.

Mësohet se janë përplasur një automjet tip zitor dhe një makinë tip ‘Ford’.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi M.D, dhe pasagjerja e mjetit zetor, E.D, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Sakaq, bëhet me dije se ata aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit/

Njoftimi i plotë:

Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.