E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjatja e mandatit të vettingut/ VOA: Nëse PS dhe PD nuk bien dakord, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhet nga KLP dhe KLGJ
Publik News

Zgjatja e mandatit të vettingut/ VOA: Nëse PS dhe PD nuk bien dakord, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhet nga KLP dhe KLGJ

Shqipëri, shumica socialiste pritet të nisë së shpejti përgatitjet për realizmin e ndryshimeve kushtetuese për të zgjatur mandatin e institucioneve që kryejnë rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këtë e bëri të ditur sot kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në mbledhjen e kryesisë së këtij grupi.

Vetingu

Në Qershor të vitit të ardhshëm përfundon mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe i Komisionerëve publikë. Idea e shumicës, siç e bëri të ditur javën e shkuar dhe ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është që mandati të zgjatet deri në përfundim të të gjithë procesit të rivlerësimit. Por për këtë do të duhet dhe konsensusi i opozitës e cila ka kritikuar mënyrën e zbatimit të reformës duke hedhur akuza se procesi po kontrollohet nga qeveria.

Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se për këtë çështje, ku përfshihet dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, po shihen disa opsione.

Nëse nuk bihet dakort për shtyrjen e mandatit atëherë rivlerësimi do të duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët.

Deri tani, i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit, pak më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.