E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, reagon Grupi për PD: U manipuluan votat
Publik News

Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, reagon Grupi për PD: U manipuluan votat

Sipas tyre, kandidatët u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politikë të qarqeve nga lista e deputetëve. Gjithashtu ato thonë se përjashtimi nga Këshilli Kombëtar i kritikëve që kundërshtojnë udhëheqësin, nuk ka asgjë të përbashkët me një parti opozitare.

“Gjithçka ndodhi gjatë këtij Kuvendi, tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijera anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot. Shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politik të listës së deputetëve në qarqe dhe kryetarë të degëve, duke mos përfaqësuar gjerësisht anëtarësinë. Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar nuk mund të jetë kurrësesi organ këshillues” – thuhet në deklaratë.

Duke kritikuar pjesëmarrjen në zgjedhje, Grupi për PD thotë se numrat e anëtarëve ishin fryrë nga zyrat e kontrolluara për të shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të dmokratëve.

DEKLARATA E PLOTË:

Kuvendi i fundit i Partisë Demokratike i zhvilluar më 17 korrik 2021, megjithëse i papërcaktuar nëse ishte kuvend i jashtëzakonshëm, statutor, apo zgjedhor, u mbajt në kundërshtim me rregullat statutore të Partisë Demokratike. Jo vetëm vendimet që u morrën ishin antistatutore, por edhe fryma që u përcoll ishte antidemokratike dhe antieuroatlantike. Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mos marrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018.

Gjithçka ndodhi gjatë këtij Kuvendi, tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijera anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot. Shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politik të listës së deputetëve në qarqe dhe kryetarë të degëve, duke mos përfaqësuar gjerësisht anëtarësinë. Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar nuk mund të jetë kurrësesi organ këshillues.

Përjashtimi masiv nga Këshilli Kombëtar i njerëzve që kundërshtojnë prej vitesh drejtimin arbitrar dhe antidemokratik në PD, si dhe lënia jashtë punimeve të Kuvendit e mijëra demokratëve të përkushtuar, tregojnë përfundimisht se linja drejtuese e Partisë Demokratike dhe udhëheqësi i saj në detyrë, nuk kanë asgjë të përbashkët me gjithçka po ndodh me opozitën dhe me gjithë Shqipërinë. Në këtë mënyrë dhe formë PD-ja nuk mund të bëhet forcë udhëheqëse, por çdo lloj përpjekje për të vazhduar kapjen e saj do të jetë e dështuar. Në këto kushte dhe përballë një realiteti të tillë mjaft shqetësues dhe me pasoja për Shqipërinë, Grupi për PD-në do të vazhdojë të jetë zëri i demokratëve të vërtetë dhe do të jetë opozitë e fuqishme në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.