Zgjedhja e Kryeprokurores/ Gazetari: Të dyja palët mëkatare
Zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News24, e ka komentuar dhe gazetari Erl Murati, i cili ndër të tjera është shprehur se asnjëra palë politike nuk ka nuk ka vullnet për të bërë drejtësi në vend.
Sipas Muratit, pavarësisht deklaratave të ndërkombëtarëve, reforma në drejtësi është në ngërç.
“Reforma në drejtësi është në ngërç pavarësisht nga deklaratat e ndërkombëtarëve.
Vullnet politik nuk ka nga asnjë palë për të bërë drejtësi, pavarësisht protestave të opozitës. Jo reformë në drejtësi, por drejtësi e theksoj. Unë i quaj njësoj të dyja palët, mëkatarë. I kemi parë të flasin përditë”,-deklaroi Erl Murati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



