E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e Kryeprokurorit, anti-kushtetuese. I duhet vetëm politikës…
Lajme

Zgjedhja e Kryeprokurorit, anti-kushtetuese. I duhet vetëm politikës…

Konstitucionalisti  Çlirim Gjata e konsideron të jashtëligjshëm zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ndërsa nënvizon se ai i duhet politikës.

“Nuk mund ta ndreqësh një paligjshmëri, duke shkelur përsëri ligjin. Thelbi i reformës ishte që politika t’i ketë duart sa më larg nga drejtësia. Sa i takon zgjedhjes së Prokurorit ka një shkelje të madhe të Kushtetutës.

Sa u bë Kushtetuta, që politika të mos ketë mundësi, ajo përsëri do të hyjë e ta prishë. Përse nuk presin sa të bëhet KLP-ja që ta zgjedhin Kryeprokurorin?!

E bëjnë sepse i duhej politikës.  Në këto kushte ku jemi, caktimi i Kryeprokurorit me 71 vota, sigurisht që të lë vend për paragjykime”, tha Gjata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.