E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e Kryeprokurorit me votat e PS/ Ambasadori italian i jep shuplakë Ramës
Lajme

Zgjedhja e Kryeprokurorit me votat e PS/ Ambasadori italian i jep shuplakë Ramës

Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e socialistëve në seancën e së hënës Arta Markun në  postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme. Proçedura e zgjedhjes së Markut u kontestua fort nga opozita, e cila protestoi në sallë dhe jashtë saj me argumentin që u shkel Kushtetuta.

Në më pak se 1 javë nga dita e zgjedhjes së Kryeprokurores, ka ardhur edhe reagimi i parë i një diplomati që ka kontestuar procesin.

  “Personi i zgjedhur përtej meritave të tij profesionale, që sigurisht janë shumë dhe prandaj nuk duhet të minojnë punën e saj, u zgjodh vetëm nga një parti politike dhe kjo mendoj se ishte një mundësi e humbur”, tha Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo për Radio Radicale.

Diplomati italian shtoi se duhej të ishte zgjedhur një prokuror konsensual sepse ndonjëherë kjo situatë e përkohshme mund të zgjasi për një kohë të gjatë.

Ai tha se prokurorja “është e përkohshme, por askush nuk mund të na tregojë se sa kohë do të zgjasë dhe ndonjëherë situata e përkohshme mund të zgjatet në kohë. Kështu, në të mirë të Shqipërisë, një zgjedhje konsensuale do të ishte e përshtatshme, një zgjedhje që për këtë arsye nuk krijon ndarje. Për fat të keq, dhe këtu themi se partitë politike duhet të vënë në pyetje përgjegjësitë e tyre përkatëse, për fat të keq nuk kemi arritur në këtë lloj zgjedhjeje”.

 “Duhet të jemi të vëmendshëm për respekimin e ndarjes së pushtetit”, tha Cutillo duke folur për zbatimin e reformës në drejtësi.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.